Lista Serbe bojkotoi seancën solemne të Kuvendit të Kosovës

Partia përfaqësuese e  minoritetit serb në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe, nuk ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Asnjëri nga deputetët e kësaj partie nuk është parë në sallën e Kuvendit.

Ndërsa, as presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në këtë seancë solemne, pasi ka udhëtuar për në Bruksel, për të marrë pjesë në disa takime në mes të liderëve të Ballkanit Perëndimorë dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.