Foto: KosSev (Arkiv)

Lista Serbe: Albin Kurti po kërkon pikë duke ngacmuar popullin serb

Lista Serbe ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai po fiton pikë politike duke ngacmuar popullin serb.

Sipas tyre, Kurti është i vetmi që po kërcënon drejtpërdrejt paqen në rajon dhe se është i vetëdijshëm që nuk mund të përmirësojë gjendjen e shqiptarëve.

“Ndryshe nga Albin Kurti që me çdo kusht dëshiron kaos dhe të ngacmojë serbët, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, së bashku me Listën Serbe është këtu për të shpëtuar popullin serb nga kryengritja nga Prishtina, sepse na duhet paqe në këto kohë krize atje”, shkruhet në njoftimin e Listës Serbe të publikuar në Facebook.

Lista serbe ka reaguar tutje duke përmendur se shumë nga pjesëtarët e tyre janë dëbuar nën akuza të rreme.

“Një seri incidentesh dhe shembujsh të dhunës institucionale që është e mbushur me keqpërdorim të autoritetit, aplikim të tepruar, jo proporcional dhe të pa forcuar të forcës brutale ndaj qytetarëve duar zbathur, serbëve, të cilët janë pjesëtarë të njësive speciale të Kosovës si në veri ashtu edhe në jug që kalojnë javë të tëra janë dëshmia më e mirë se Kurti dëshiron të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga habitatet e tij shekullore”, thuhet tutje në reagim.

Ata madje bëjnë thirrje që institucionet ndërkombëtare të mos heshtin.

“Lista Serbe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos heshtë ndaj kërcënimit të paqes dhe që forcat kompetente ndërkombëtare përgjegjëse për paqen dhe sigurinë ta pengojnë Kurtin të provokojë konflikte në këtë rajon”, thuhet në fund të njoftimit të Listës Serbe.