Lista preliminare për "Zgjedhjet 2025" përmban më shumë se 2 milionë votues
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shqyrtuar dhe miratuar Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Lista Preliminare e miratuar në mbledhjen e mbajtur më 28.08.2024, përmban: 2,047,148 votues, apo 161,700 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt 2025 është 209,878, u njoftua në mbledhje.
Prej kësaj shifre të përgjithshme, 124,366 votues mund të konsiderohen si votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale, të mbajtura me datën 17.10.2021, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjitshme 2025 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, 85,512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh.
Pra, sipas KQZ-së, votuesit që janë pajisur me dokumente të Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2021 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Kosovës.
Në mbledhjen paraprake më 21.08.2024, KQZ njoftoi që numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë është 2 milionë e 47 mijë 149 votues.
KQZ ka vendosur që një subjekt politik në zgjedhje të mund të shpenzojë deri në 2 milionë e 47 mijë euro. Kjo shumë bazohet në numrin e qytetarëve me të drejtë vote, ku për një votues është kalkuluar një euro.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Me këtë rast, ajo ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizmin e këtyre zgjedhjeve.