Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lista e vëzhguesve të certifikuar

Këtë të diel Kosova do të votoj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këto zgjedhje është angazhuar një numër i lartë i vëzhguesve të certifikuar për vëzhgimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në nivel vendi.

Nga lista e vëzhguesve të certifikuar të cilën e ka siguruar KALLXO.com kuptojmë se më 14 shkurt, në ditën e zgjedhjeve, në terren do të jenë  të angazhuar 29.200 vëzhgues.

146 vëzhgues të certifikuar janë nga Ambasada Amerikane, 1,713 nga Organizatat Joqeveritare Vendore, 37 të Organizatave Ndërkombëtare.

43 vëzhguesit e tjerë të certifikuar janë nga Institucionet Publike.

Më së shumti vëzhgues të certifikuar janë nga Subjektet Politike në vend, 26,635 sosh.

Më poshtë lista e plotë e vëzhgueseve të certifikuar.