Lista e qytetarëve që mund ta marrin nesër dozën e dytë të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e qytetarëve, të cilët duhet të paraqiten të dielën për të marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Këtu mund të gjeni listën me emrat e qytetarëve që mund të vaksinohen nesër.

“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e diel, 13 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, ka njoftuar ministria.

Sipas MSh-së, qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për t’u vaksinuar me dozën e dytë.