Foto: Qëndron Kastrati/Facebook

Lista e përfitueseve të serrave në Komunën e Rahovecit - Dokument

 

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit ka publikuar listën e personave që kanë përfituar serra, ambiente të mbrojtura.

Kjo komunë ka njoftuar se 237 fermerë kanë përmbushur kriteret për përftimin e serrave.

“Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për të nënshkruar kontratën dhe të kryejnë participimin prej 20%”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka njoftuar se aplikuesit që nuk janë pjesë e listës përfituese mund të paraqesin ankesë brenda 7 ditëve nga data e publikimit të rezultateve.

Pra që nga dita e sotme, 27 shkurt e deri me 5 mars.

Lista e plotë e përfituesve – LINK