Fotot Oda e FARMACISTEVE

Lista e barnatoreve kujdestare për sot gjatë orës policore

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me barnatoret të cilat do të jenë të hapura sonte, datë 11 prill.

Nga Qeveria e Kosovës është marrë vendim që nga ora 17:00 deri në orën 06:00, të mos ketë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe veturave, përveç në raste urgjente.

Pas vendimit për ndërrimin e orarit për kufizim të lirisë së lëvizjes, Qeveria mori vendim që pas orës 17:00 të mos punojnë të gjitha barnatoret por të ketë barnatore kujdestare të cilat do të përcaktohen nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Më poshtë gjeni listën me barnatoret të cilat do të jenë kujdestare në të gjitha komunat e Kosovës, pas orës 17:00, së bashku me adresat e tyre dhe emrat e pronarëve.