Lista e barnatoreve kujdestare gjatë orës policore sot

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me barnatoret të cilat do të jenë të hapura gjatë ditës së sotme, pas orës 17:00.

Për secilën nga komunat e Kosovës janë publikuar emrat e barnatoreve, emrat e pronarëve dhe adresat e tyre të cilat do të përcaktohen nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Nga Qeveria e Kosovës është marrë vendim që nga ora 17:00 deri në orën 06:00, të mos ketë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe veturave, përveç në raste urgjente.

Më poshtë gjeni listën me barnatoret të cilat do të jenë kujdestare në të gjitha komunat e Kosovës.