Arkiv

Lista e AAK-së me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar listën e plotë me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me një listë që përbëhet prej grupmoshave të ndryshme, duke respektuar kuotën gjinore, të rinj e të reja të cilët kanë arritur të mirëpërgatiten profesionalisht në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka shkruar se lista e AAK-së granton mbrotje, siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik.

”Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Lista e plotë e PDK-së

Lista e plotë e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

Lista e plotë e LDK-së

LDK publikon listën e plotë të kandidatëve për deputetë

Lista e plotë e LVV-së

Lista e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit