Lirohet zyrtari i Komisionit të Zgjedhjeve dhe dy shoferët e kamionëve nga Serbia

Dy shoferët e kamionëve nga Serbia të cilët dyshoheshin se po bartnin materiale për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi si dhe koordinatori i Komisionit Republikan Zgjedhor, Marko Jankoviq janë liruar mëngjesin e sotëm.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq i cili ka thënë se të njëjtit po kthehen në Beograd, shkruan Kossev.

Mbrëmë në pikën kufitare Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndalur një zyrtar i Komisionit Republikan Zgjedhor, i cili ka tentuar të importojë materiale zgjedhor në Kosovë për referendumin e ardhshëm në Serbi, i cili do të mbahet më 16 janar.

Në njoftim është thënë se Policia e Kosovës ka konfiskuar dy kamionët dhe ka arrestuar zyrtarin e Komisionit, si dhe vozitësit e kamionëve.

 

Policia konfirmon se ka konfiskuar dy kamionë nga Serbia me materiale për ‘referendumin’