Lirohet veterani i UÇK-së i ndaluar në Turqi

Veterani i UÇK-së, Imri Ilazi sot është ndaluar nga policia turke në aeroportin e Antalisë, por Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla pak më parë njoftoi se tashmë Ilazi është liruar.

“Kam kontaktuar në mëngjesin e sotëm Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavuşoğlu – për t’u interesuar rreth ndalimit të veteranit të UÇK-së Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalya-s. Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar”, ka shkruar Ministrja në facebook.

Tutje ajo ka shkruar se Serbia është palë agresore dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë.

“Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë”, është shprehur ajo.

Veterani i UÇK-së ndalohet në Turqi me kërkesë të Serbisë