Luigj Imeri, u.d. Kryeshef  Ekzekutiv i KEK-ut

Lirohet nga detyra U. D. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i emëruar nga Qeveria në detyrë ka liruar nga detyra U. D. Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imerin.

Në vend të Imerit, U. D. Kryeshef Ekzekutiv është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

“BPD gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv  z. Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Luigj Imeri ishte emëruar ushtrues detyre nga Qeveria Kurti si pasues i Njazi Thaçit, kushëririt të presidentit Hashim Thaçi. Thaçi është shkarkuar nga Qeveria Kurti gjatë muajit prill.

Bordi i përkohshëm aktual është emëruar nga Qeveria Hoti dhe përbëhet nga Musa Misini – kryesues;  Fatime Grajcevci – drejtor dhe Fadil Hoxha – drejtor, ndërsa anëtarë Bordi ishte caktuar edhe Petrit Ibraj, porse ai ka dhënë dorëheqje rreth një muaj më parë.

Musa Misini, i cili ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe ish-kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së.