Lirohet në procedurë të rregullt, personi që e goditi në kokë gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se është kontaktuar prokurori i shtetit, bazuar në video incizime, të 5 janarit, ku vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalur nga emergjenca e QKUK-së që ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar.

Sipas policisë së Kosovës në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.