Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për dhunë në familje

Një grua ka raportuar dje në polici se një burrë, anëtar i familjes së saj, kishte ushtruar dhunë ndaj saj, 3 ditë para raportimit.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas raportit policor, viktima kishte pranuar ndihmën mjekësore.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.