FOTO: ANP "Adem Jashari"

Lirohet me procedurë të rregullt i dyshuari për zjarrin afër Aeroportit të Prishtinës

Është liruar me procedurë të rregullt i dyshuari i cili ka qenë duke punuar në një objekt dhe nga pakujdesia e kishte shkaktuar zjarrin me 13.08.2024 në afërsi të Aeroportit të Prishtinës më 13.08.2024, pas mesnatës.

Sipas raportit policor, si pasojë e këtij zjarri një person është lënduar, janë djegur 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi u përfshi nga ky incident.

Në raport thuhet se rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante të cilët kanë arritë të lokalizojnë zjarrin, theksoi policia.

Me datë 13.08.2024 rreth orës 01:30 pas mesnatës ka ndodhur një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës dhe si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i lënduar një person si dhe janë djegur 20 vetura që ishin të parkuara në atë zonë, si dhe objekti i një biznesi.

Rastin e kishte konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkaq, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK),që kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e të lënduarit ëshë mirë.

Tutje, mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Rushiti, tha se ka pasur vetëm djegie të shkallës së parë dhe pas trajtimit mjekësor që ka marrë është dërguar për në shtëpi.