Lirohet kameramani Albion Selitaj, i arrestuar në Suharekë

Kameramani i arrestuar gjatë ditës së sotme në Suharekë, Albion Seliajt është liruar.

Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit për Kallxo.com ka bërë të ditur se kameramani nuk është arrestuar por vetëm është shoqëruar në polici për pengim të personave zyrtar.

“Personi në fjalë nuk është arrestuar por është shoqëruar në polici për pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, përkundër që i është tërhequr vërejtja. Me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.

Selitaj, kameraman i agjencisë së lajmeve ‘Ekonomia Online’, është arrestuar derisa po raportonte gjatë aksionit të Policisë në mbështetje të AKP-së për marrjen në administrim të ‘AgroKosova Holding’, ish NBI Suhareka.

AGK kërkon lirimin e kameramanit të arrestuar në Suharekë