FOTO- Avni Mazrreku/Facebook

Lirohet ish-drejtori i Kolegjit ISPE, Avni Mazrreku, i arrestuar për kanosje

Ish-drejtori i Kolegjit ISPE, Avni Mazrreku është liruar sot, pasi dje e kishte arrestuar policia nën dyshimin se e ka kanosur një person.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com avokati i tij, Tomë Gashi.

“Mazrreku është liruar sot dhe sipas vendimit të prokurorit është në procedurë të rregullt”, tha Gashi.

Ai shtoi se kanosja ka ndodhur ndaj një shoku të Mazrrekut dhe sipas tij ka ndodhur një keqkuptim.

“Rasti ka qenë për një shok të tij por duket se shoku e ka keqkuptuar Mazrrekun”, tha ai.

KALLXO.com dje raportoi për arrestimin e Mazrrekut nga Policia e Kosovës.

Ai u arrestua pasi dyshohet se kanosi një person përmes mesazheve.