Lirohen ushtarët e FSK-së, të ndaluar në Jarinje

Pas 5 orësh intervistimi nga policia serbe në pikën kufitare në Jarinje, Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë liruar.

KALLXO.com para pak minutash raportoi se  se ushtarët e nacionalitetit serb nga Zubin Potoku ishin ndaluar në Jarinje.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Ministrinë e Mbrojtjes por deri më tani zyrtarët e kësaj ministrie kanë qenë të paqasshëm.