Lirohen prodhimet bimore e shtrenjtohen ato blegtorale

Të dhënat për tre muajt të fundit tetor-dhjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit që shkoi tregojnë se prodhimet blegtorale u shtrenjtuan përderisa ato bimore pësuan rënie të çmimeve.

Prodhimet blegtorale kanë shënuar një rritje prej 2.76 përqind ndërsa ato blegtorale pësuan rënie për 5.6 përqind.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2019, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për (2.76%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (- 5.60%).”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për -1.16 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2018.

Sipas ASK-së, prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kwto tw dhwna i bwri tw ditura me publikimin e raportit “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e katërt (TM4 2019). Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.