Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Lirohen katër të miturit të cilët dyshohet se sulmuan disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut

Janë liruar katër të miturit të cilët dyshoheshin se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë, më 06.03.2025, në rrugën “Sutjeska”, në Mitrovicë të Veriut.

“Të gjithë janë liru dje.” – tha shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza.

KALLXO.com raportoi mbrëmë, më 06.03.2025, se fillimisht janë marrë katër persona si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave.

Ndërsa i mituri që ishte në Stacion, në ora 22:20, i përket nacionalitetit boshnjak.

Dy nga të lënduarit ishin dërguar për tretman mjekësor.