Lirohen aktivitet Neri Ferizi e Anita Mjeku

Dy aktiviste Neri Ferizi dhe Anita Mjeku të cilat ishin pjesë edhe e protestës e cila u organizua pas vrasjes së Hamida Magashit nga bashkëshorti i saj, janë arrestuar nën dyshimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Kjo pasi që të njëjtat dyshohet se hodhën lëndë djegëse në drejtim të objektit të qeverisë. Ato ishin dërguar në mbajtje për 48 orë.

Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë liruar sot ndërsa për këtë njoftoi Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi t’i lirojë dy aktivistet e arrestuara për protestën e datës 1 dhjetor në kundërshtim të vrasjes së grave”- thuhet në njoftim.

Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, arrestimi i tyre ishte i panevojshëm dhe jolegjitim.

“Veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë”- thuhet tutje në njoftim.

Arrestimi i aktivistes në protestën kundër vrasjes së grave, Policia jep detaje