Liqeni i Prespës dalëngadalë po shteret

Tërheqja e liqenit të Prespës po merr përmasa alarmante. Turizmi pëson dëme të mëdha për shkak të uljes së nivelit të ujit të liqenit, kurse koncesionarët e plazheve dhe hotelierët, çdo vit e shohin liqenin duke u zhdukur para syve të tyre.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit të liqenit të Prespës është ulur 250-260 cm në vitin 2020, ndërsa këtë vit 330 cm.

Sipas arkeologut Sasho Kiroski, në tërësi bregu i liqenit të Prespës është zvogëluar për 3,5 km.

“250-260 cm në pjesë të caktuara të Liqenit të Prespës në vitin 2020, e njëjta arriti në 330 cm, ndërsa bregu I Liqenit të Prespës  është zvogëluar për diku 3,5 km ky  është devijimi serioz i ujit të Liqenit të Prespës”, tha Sasho Kiroski-arkeolog.

E gjithë kjo vjen si pasojë e mos kujdesit në 50 vitet e fundit për Liqenin e Prespës tha Kirovski. Problemi më i madh sipas tij, qëndron në rrezikun e jetës bimore dhe shtazore në liqen. Ndërsa, për uljen e nivelit të liqenit të Prespës tha se ka shumë faktorë mes të cilëve edhe Shqipëria edhe Greqia.

“Ne kemi rrjedhje të pa kontrolluar nga Liqeni i Prespës i cili ndodhet në pjesën e Greqisë deri te Liqeni i madh i Prespës si dhe kontrolle jo serioze  të ujërave nga pjesa e Shqipërisë, sepse me ligjin që u votua në vitin 2019 Qeveria jonë duhet të reagojë ndaj Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë që të bëhet një përpjekje e përbashkët që të rriten kontrollet për sipërfaqet ujore në Liqenin e Prespës si dhe ujërat nëntokësore”, pohoi Sasho Kiroski-arkeolog.

Në analizën detajuar për nivelin e ujit të Liqenit të Prespës, përmend se ndryshimet në nivelin e ujit të ujërave të liqenit vijnë edhe nga  rezultat i ndryshimeve në prurjen e ujit nga lumenjtë dhe ujërat nëntokësore, sasia e reshjeve, shkalla e avullimit të liqenit dhe përdorimi i ujit për vaditje. Tre nga katër faktorët kyç janë të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me ndikimin e ndryshimeve klimatike, si në pjesën e rritjes së temperaturës mesatare të ajrit në vend, ashtu edhe në pjesën e ndryshimit të natyrës së reshjeve gjatë viteve të kaluara, raporton TV21./21Media