Liqeni i Batllavës më shumë se 10 metra nën nivel

10.72 metra ka rënë niveli i ujit në liqenin e Batllavës.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Të dashur konsumatorë, ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 624.28 metra mbi nivelin e detit ose 10.72 metra nën nivelin e kapërderdhjes, që do të thotë se pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt , ky liqe ka një ngritje prej 32 centimetra derisa, niveli i ujit në liqenin e Badocit e ka ruajtur nivelin e ditëve të kaluara, nuk ka pasë as rënie dhe as ngritje, sot është 639.46 metra mbi nivelin e detit ose 10.39 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”, thuhet në një postim të ujësjellësit.

“Furnizimi me ujë të pijshën vazhdon të jetë 24 h pa ndërprerë. Dhurata më e mirë që mund t’i jepni brezit të ardhshëm është uji! Kurseje atë!”, thuhet tutje në njoftim.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.