Liqeni i Badovcit, FOTO: KALLXO.com

Liqeni i Badovcit me nivel më të ulët të ujit sesa ai i Batllavës

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për nivelin e ujit në liqenet që monitoron, atë të Badovcit dhe Batllavës.

Sipas njoftimit niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 631.57m mbi nivelin e detit ose 3.43 nën nivelin maksimal, kurse liqeni i Badovcit është 640.60m mbi nivelin e detit ose 9.25m nën nivelin maksimal.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nga data 15 gusht ka filluar me reduktime të ujit në të gjitha zonat urbane nga ora 24:00 deri në 04:00 të mëngjesit.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.