‘Liqeni Artificial’ i parkut në Pejë mbulohet nga mbeturinat

Hapësira ujore e cila nga Komuna e Pejës është menduar të shërbejë si liqen artificial është mbuluar me mbeturina, duke i dhënë një pamje jo të mirë parkut të vogël të qytetit.

Nga fotografitë e dërguar në redaksinë e KALLXO.com, shihet se kjo hapësire është e tëra e mbuluar me mbeturina e shkurre, ndërsa nuk ka as rrjedhë të ujit.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Xhevahire Kelmendi,  në një bisedë për KALLXO.com, tha se kjo hapësire është menduar të shërbejë si liqen artificia, si dhe të bëje pastrimin e ajrit.

“Ndërtimi i saj është bërë për pastrimin e ajrit, aty është rrjedhë e ujit dhe është menduar si një liqe artificial ku mbushet prej një vije dhe kalon në drejtimin tjetër, mirëpo niveli i dobët i ujit gjatë kësaj verë e ka pamundësuar atë” tha Kelmendi.

Drejtoresha tha se fakti se kjo pjesë është e mbushur nga mbeturinat,  është nga papërgjegjësia e qytetarëve që i hedhin mbeturinat aty.

Ajo e konsideroi se Inspektorati i Ambientit dhe Policia janë duke neglizhuar punën tyre në këtë aspekt.

“Pak është neglizhencë e Inspektoratit të Ambientit dhe Policisë që nuk i shqiptojnë gjoba qytetarëve” tha drejtoresha.

Për fund ajo shtoi se kjo hapësire pastrohet vazhdimisht nga punëtorët e komunës.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.