Lipjani (Ilustrim)

Lipjani shtrëngon masat kundër pandemisë, mbyll sheshin e qytetit

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka marr vendim që për shkak të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me COVID-19 të mbyllet  përkohësisht sheshi  “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 05:00.

Përpos këtij vendimi komuna ka njoftuar se do të mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve, ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.

Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët në veçanti bizneset dhe gastronominë tu përmbahen në tërsi kritereve dhe rekomandimeve  për distancë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.