Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan, Foto: KALLXO.com

Lipjani qyteti i parë me internet pa pagesë - VIDEO

Tash e disa javë qytetarët e Lipjanit kanë qasje në internet pa pagesë në sheshe dhe parqe të qytetit.

Qytetarët kanë treguar për KALLXO.com nëse e shfrytëzojnë internetin në këto hapësira dhe se a janë të kënaqur me shërbimin.

Mirand Dedushi thotë se po e përdor internetin e mundësuar nga komuna.

Internetin pa pagesë po, po e shfrytëzojmë. 4G nuk po kemi kaniherë. Shumë i mirë, me vend”, tha ai.

Kurse, Erblina Bytyqi banore e komunës së Lipjanit tha për KALLXO.com se nuk ka qenë në dijeni se ka internet pa pagesë.

“Se kam ditë që kemi internet. Tash do e shfrytëzoj, po”, shprehet ajo.

Të tjerë qytetarë thonë se nuk kanë kohë të kyçen në internetin e qytetit. “Unë jo, më shumë familja. Se s’kam vakt me u marr me ato punë”, tha qytetari Sami Mehmeti. Ndërsa, Izjadin Gashi shprehet për KALLXO.com se nuk mund ta shfrytëzojë internetin rregullisht.

“Kaniher po, varet qysh kemi kohë, por nuk kemi rregullisht kohë me dalë”, tha ai.

Në anën tjetër, Saranda Korpuzi thotë se interneti falas në qytet ka edhe ndikim negativ për fëmijët.

“Mendoj që e ka edhe atë aspektin pak negativ. Fëmijët për shembull nëse  kanë humbje kohe. Mendoj që 20 për qind vlen ajo, e 80 për qind mendoj që është pozitive”, thotë qytetarja.

Por sipas Alban Berbatit, shumicën e kohës interneti nuk është funksional.

“Kaniherë po ka pengesa, s’po bon. Shumicën e kohës s’bon [interneti]”, tha ai për KALLXO.com.

Një tjetër qytetar e falendëron kryetarin e komunës Imri Ahmeti për këtë vendim.

“Ne me Valë kemi mbet ende edhe po ka shumë probleme Vala. Për mos me dal në Ipko, faleminderit kryetarit”, u shpreh Valdrin Aliu.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti në vitin 2017 kishte premtuar internet falas në parqe dhe vendet e qëndrimit në qytet, gjatë mandatit të tij të dytë, para se të merrte besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale atë kohë.

Ndërsa, ky premtim u jetësua në dhjetor të 2020-ës, pas debatit “Jeta në Komunë”.

Pas debatit “Jeta në Komunë”, komuna e Lipjanit funksionalizon internet falas në shesh dhe në parqe