Lipjani pritet të bëhet me shtigje të ecjes dhe biçikletave

Në Komunën e Lipjanit kanë filluar punimet në implementimin e projektit për shtigjet e ecjes dhe shtigje të biçikletave në qytet.

Kështu ka bërë të ditur komuna, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

“…Së shpejti qytetarët e Lipjanit do të kenë edhe një hapësirë tjetër me kushte shumë të mira për rekreacion dhe ecje”, thuhet në njoftim.

Foto: Komuna e Lipjanit – Facebook