
Lipjani (Ilustrim)
Lipjani pa dekorime edhe këtë fundvit?
Kanë mbetur edhe disa javë deri në fundvit. Disa nga komunat e Kosovës kanë ndarë buxhetin për stolisjen e qyteteve për festat e dhjetorit.
Ndërsa, komuna e Lipjanit ka mbetur pa kompani kontraktuese për dekorimin e qytetit.
Komuna ka ndarë 22 mijë euro me kontratë dyvjeçare por nuk ka aplikuar asnjë kompani ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Komunës Bukurie Zejnullahu-Jashari.
“Procedurat e prokurimit për dekorim të qytetit dhe sheshit të Lipjanit janë mbyllur më 04.11.2019 ora 11:00, ku për këtë aktivitet të prokurimit nuk ka pasur asnjë ofertë nga Operatorët Ekonomik”, tha Bukurie Zejnullahu-Jashari.
Vitin e kaluar Lipjani ka mbetur i pa dekoruar për festat e fundvitit.
Komuna kishte shkëputur kontratën sepse sipas saj, kontraktuesi nuk ju kishte përmbajtur kushteve të kontratës.