Foto: Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare/ Facebook

Lipjani në hall me dëmtimin e drunjve dekorativë - FOTO

Komuna e Lipjanit tash e një kohë po ballafaqohet me raste të dëmtimeve të drunjve dekorativë.

Pas dëmtimit të drunjve në qytet në fund të vitit 2020, sërish ka pasur rast të njëjtë në një pjesë tjetër të qytetit.

Kjo ka bërë që Komuna e Lipjanit të dal me një reagim publik.

Sipas Komunës, rasti i fundit i dëmtimit të këtyre drunjëve dekorativ është në shkollën dillore “Ismajl Luma” në Lipjan.

“Aktet e turpshme të personave të pa përgjegjshëm duhet të ndalen. Dëmtimi i aseteve dhe pasurisë publike është vepër e ulët e personave që nuk duan zhvillimin e komunës tonë. Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë, si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente”, thuhet në reagim.

Komuna e Lipjanit ka apeluar te të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike që gjenden në qytetin e Lipjanit, ndërsa ende nuk dihet se kush i ka kryer këto demtime.

Foto: Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare/ Facebook
Foto: Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare/ Facebook

Dëmtohen drunjtë dekorativë në Lipjan, reagon kryetari i komunës