Lipjani mbetet pa ujë të pijshëm nga ora 11 deri në 18

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në komunën e Lipjanit sot nga nga ora 11:00 deri në orën 18:00 nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, arsyeja e kësaj ndërprerje është pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarëve si dhe kyçja e gypit të ri të ujit, “HDPE 100 D=400mm PN 10 bar” në rezervuar të qytetit.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe çdo investim në rrjetin e ujësjellësit realizohet për ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore”, thuhet në njoftim.