Lipjan, zhduket një vajzë e mitur

Një grua nga Lipjani ka njoftuar Policinë se vajza e saj e mitur është zhdukur.

Sipas njoftimit të Policisë, e mitura dyshohet se është larguar nga shtëpia më datën 29.04.2022 dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

“Lipjan 29.04.2022-15:00. Më 01.05.2022, ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më”, ka njoftuar Policia.