Lipjani (Ilustrim)

Lipjan, tre persona sulmuan pylltarin në sy të policëve

Në fshatin Shalë të Lipjanit janë arrestuar tre burra pasi kishin sulmuar pylltarin ku prezentë kishin qenë edhe njësia policore.

Në raport policor thuhet se viktima dhe njëri nga zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe janë trajtuar në QKMF në Lipjan.

Tutje në raport thuhet se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:30.