Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Lipjan, shtiu me armë zjarri, arrestohet i mituri

Një djalë i moshës së mitur është arrestuar për shkak se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan dje rreth orës 18:30.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhoja të pistoletës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.