Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lipjan - Shtetasi i Libisë dyshohet se vodhi stoli me vlerë 150 euro

Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, dje pasdite.

Sipas Policisë, një grua ka njoftuar se deri sa ishte duke punuar në lokalin e saj një i dyshuar i kishte vjedhur dy stoli në vlerë të 150 euro .

Gjatë procedurës hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, shtetas i Libisë i cili ishte i strehuar në qendrën e azilit, bën të ditur PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.