Foto: KALLXO.com

Lipjan, rrahje mes familjarëve

Tre familjarë janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Smallushë të Lipjanit gjatë ditës së djeshme. 

Të dyshuarit sipas Policisë pas rrahjes dyshohet se kanë dëmtuar edhe veturat e njëri- tjetrit. 

Gjithashtu, të njëjtit kanë marrë edhe lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. 

Të tre familjarët janë arrestuar ndërsa janë konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike. 

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa me vendim të këtij të fundit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje e dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.