Lipjan, rrahje mes disa personave, arrestohen 5 prej tyre

Një rrahje mes disa personave të dyshuar ka ndodhur në Lipjan dje rreth orës 13 :00.

Sipas Policisë, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Si pasojë e rrahjes një i dyshuar ka pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, tre prej të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.