Foto: Ilustrim

Lipjan, rrahja mes të miturve në shkollë përfundon me therje me thikë

Një i mitur është lënduar pasi që është goditur me thikë, nga një i mitur tjetër, gjatë një përleshjeje që ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.

Sipas policisë, rasti i cilësuar si vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje ka ndodhur më 22 mars.

Përderisa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq janë intervistuar edhe disa të tjerë.

Për vrasje në tentativë, ditë më parë është arrestuar edhe një i mitur tjetër në Lipjan.