Foto: Ilustrim

Lipjan, qytetari raporton se nga shtëpia iu vodhën 600 euro dhe stoli ari

Një vjedhje është raportuar të ketë ndodhur në Lipjan, të shtunën.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur duke hapur derën me forcë dhe nga aty kanë vjedhur 600 euro para të gatshme dhe stoli ari.

Sipas Policisë, njësitë policore janë duke hetuar rastin.