“Murali i ndryshimit, ti tejkalojmë paragjykimet tona" ; Fotografi: Komuna e Lipjanit

Lipjan, punohet murali që promovon të drejtat e njeriut

Në bibliotekën e qytetit të Lipjanit sot është punuar një mural i cili përçon mesazhin për luftimin e stereotipeve dhe paragjykimeve ndaj komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë.

Ky mural i punuar nga artistja Mimoza Rraci është punuar në kuadër të Festivalit Multikulturor, ngjarje e cila ka qëllim promovimin e të drejtave të njeriut duke promovuar identitetin, kulturën dhe vlerat e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi ka njoftuar se përmes këtij festivali do luftojnë paragjykimet ndaj këtyre komuniteteve përmes kulturës, artit dhe muzikës.

Motoja e muralit është “Murali i ndryshimit, ti tejkalojmë paragjykimet tona”.