Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan, Foto: KALLXO.com

Lipjan, pronarja e lokalit pengon zyrtarët policor

Një pronare e një lokali në sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan është shoqëruar në polici pasi ka penguar zyrtarët policor në shqiptimin e gjobës.

Kjo pasi njësitë policore dhe inspektorët komunal e kishin hasur duke punuar në lokal në kundërshtim me masat mbrojtëse ndaj pandemisë.

Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj saj është iniciuar rasti.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:45.