Foto: Policia e Kosovës
Lipjan, Policia sekuestron dy armë zjarri, u përdorën dhe u ekspozuan në rrjete sociale
15.8.2024 - 21:32
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar dy armë zjarri që u përdorën dhe ekspozuan në rrjete sociale në Lipjan.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë sekuestruar dy armë zjarri, të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë dhe ekspozuar në rrjete sociale”- ka thënë Policia.
Policia thotë se ndaj personave të dyshuar është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim të armës.