Ilustrim

Lipjan – Plagosje e dyfishtë me armë

 

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Lipjan.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa motivi i kësaj plagosje nuk dihet.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman. Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu është konfiskuar arma model TP9SF Elite cal.9mm. Janë intervistuar edhe te lënduar në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.