Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lipjan, nuk paguan dhe kërcënon me jetë pronarin e kafenesë

Një rast i kanosjes ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.

Policia e Kosovës njofton se të shtunën rreth orës 15:00, një person është arrestuar pasi që i njëjti në një kafiteri kishte marrë shërbime dhe nuk kishte paguar.

Sipas PK-së, gjatë intervistimit i njëjti e kishte kanosur viktimën me vdekje.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.