Lipjani (Ilustrim)

Lipjan, një maroken sulmon zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Marokut, pasi i njëjti kishte sulmuar tre persona tjerë, shtetas të huaj.

Gjatë intervenimit të policisë, i dyshuari kishte sulmuar edhe zyrtarët policorë.

I njëjti është dërguar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.