Lipjan, një grua nga pakujdesia godet me veturë zyrtarin policor

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një grua në Lipjan, nga pakujdesia, ka goditur me veturë një polic.

Rasti ka ndodhur në fshatin Konjuh dhe sipas forcave të rendit, ky rast po hetohet.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar” – thuhet në njoftim.