Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Lipjan, nëna raporton se vajza e saj po mbahet dhunshëm nga një burrë

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se se vajza e saj është duke u mbajtur dhunshëm nga një person në Lipjan.

Njësiti policor iu është përgjigjur rastit dhe palët i ka sjellë në stacion policor.

Pas intervistimit është kuptuar se bëhet fjalë për dhunë në familje.

Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.