Lipjan, nëna e raporton vajzën të zhdukur

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Në njoftimin e policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Qallapek të Lipjanit më 30 maj, rreth orës 17:05.

“Ankuesja ka informuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, ka thënë policia.

Tutje është treguar se rasti është ende duke u hetuar.