Ilustrim

Lipjan - Mban kundërligjshëm një fëmijë, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Janjevë të Lipjanit pasi që i njëjti dyshohet se kundërligjshëm ka marrë apo mbajtur një fëmijë.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë me urdhër të prokurorit.

I njëjti është intervistuar nga ana e prokurorit dhe pastaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimit është bërë të premten, me 25 shtator.