Foto: Ilustrim

Lipjan, “martesë“ mes të miturish

Një qytetar ka raportuar dje në Polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Më pas ankuesi kishte kuptuar se vajza ishte martuar me një djalë, po ashtu i moshës së mitur.

Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së  dhe në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj, kurse i dyshuari është liruar.

Rasti, i cili po trajtohet si sulm seksual, shkon në procedurë të rregullt.